Gazeta Sinjali ka raportuar ditë më parë për arrestimin e tre personave në Prizren ,të cilët dyshohen për veprën penale “Ushtrim i ndikimit”.
Burimet e Sinjalit kanë mësuar se të dyshuarit janë: një avokat – Bekim Parallangaj, një zyrtar i gjykatës – Nusret Pepniku dhe një person tjetër që është paraqitur si zyrtar i Ministrisë së Punëve të Brendshme – Bekim Krasniqi.
Përmes një njoftimi, Gjykata Themelore në Gjilan ka njoftuar se ua ka caktuar nga një muaj paraburgim tre të arrestuarve.
“Në rastin konkret janë plotësuar kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve të lartcekur, sepse duke marr parasysh peshën e veprave penale, mënyrën dhe rrethanat në të cilat është kryer vepra penale, ku të pandehurit tregojnë këmbëngulësi në kryerjen e veprës, aq sa përveç komunikimeve fizike dhe telefonike, ata tentojnë ti mashtrojnë viktimat se kinse janë duke ushtruar ndikim të drejtpërdrejtë në vendimmarrje të prokurorit të shtetit, të cilëve u kërkojnë të holla me të cilat arrestohen në flagrancë”, thuhet në njoftimin e gjykatës transmeton Klankosova.tv.
Po ashtu duke marrë parasysh pozitat që kanë mbajtur për kohë të gjatë në një rreth të ngushtë siç është qyteti i Prizrenit, afërsinë shoqërore pa përjashtuar edhe atë miqësore që kanë me zyrtarë, të njëjtit do të pengojnë rrjedhën e procedurës penale, duke ndikuar drejtpërdrejtë në dokumentacionin dhe në dëshmitarë, të cilët i njohin personalisht, shto këtu faktin se në bazë të dhënave nga data baza policore i pandehuri B. K. rezulton me të kaluar kriminale, të njëjtit i figurojnë 16 vepra penale, nga këto 13 vepra penale – mashtrimi, ndërsa dy të pandehurit mbanin pozita në sistem të drejtësisë (avokat dhe zyrtar i gjykatës në Prizren).
Më këto veprime të tre të pandehurit dyshohet se kanë kryer veprën penale “ushtrimi ndikimit”.
Gjyqtari i procedurës paraprake ka vlerësuar se qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurve, duke i marrë për bazë të gjitha ato që u thanë më lart, masat tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale.Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës“, thuhet në njoftim.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

