Ekipi olimpik i të rinjve të Kosovës do të përfaqësohet në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj (EYOF) Shkupi 2025.
Festivali është gara më e rëndësishme e vitit për të rinj në kontinentin e Evropës, ku pjesëmarrës janë sportistë të moshës 14-18 vjeç.
EYOF-i nis më 20 korrik dhe mbahet deri më 26 korrik 2025. Krahas qytetit të Shkupit, garat mbahen edhe në Kumanovë të Maqedonisë së Veriut, ndërsa sporti i gjimnastikës zhvillohet në Osijek të Kroacisë.
Listën kosovare e përbëjnë 32 sportistë (18 vajza dhe 14 djem) të 9 sporteve të ndryshme: atletikë, çiklizëm, gjimnastikë, xhudo, taekwondo, badminton, not, pingpong dhe shenjëtari.
Për ekipin kosovar kjo është pjesëmarrja e pestë në EYOF veror, ku deri më tani medalje të artë ka fituar atleti Muhamet Ramadani në EYOF Baku 2015, transmeton Klankosova.tv.
The post 32 sportistë përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Evropian për të Rinj në Shkup appeared first on Klan Kosova.

