Juventusi nuk heq dorë nga Mile Svilar.
Sipas raportimeve nga Italia, bardhezinjtë kanë përgatitur një ofertë të rëndësishme për portierin e Romës, duke propozuar 40 milionë euro, si dhe kartonin e mesfushorit holandez Teun Koopmeiners.
Roma, megjithatë, nuk ka marrë ende një vendim përfundimtar, pasi Svilar konsiderohet një nga lojtarët kyç të projektit të klubit.
Ditët në vijim pritet të jenë vendimtare për të kuptuar nëse verdhekuqtë do ta shqyrtojnë ofertën e Juventusit.



