Yamal fton Julian Alvarezin të bashkohet me Barcelonën: E mirëpresim me krahë hapur

Lamine Yamal shprehu dëshirën e tij për ta parë Julian Alvarezin me fanellën e Barcelonës, duke theksuar se ai do të mirëpritej ngrohtësisht në klubin katalanas.

Në një deklaratë për shtyp, Lamine Yamal tha: “Shpresoj që Julian Alvarez t’i bashkohet Barcelonës”, duke konfirmuar se klubi do ta presë atë “me krahë hapur” nëse ai vendos të bëjë kalimin.

Ylli i ri spanjoll shtoi: “Nëse vjen, do t’i bashkohet klubit më të mirë në botë”, duke shprehur bindjen e tij se një transferim te Barcelona do të ishte zgjedhja ideale për sulmuesin argjentinas.

Yamal e përfundoi fjalën e tij me një mesazh të drejtpërdrejtë drejtuar Julian Alvarez, duke deklaruar: “Ne po e presim nëse dëshiron të vijë, dhe ai është më shumë se i mirëpritur tani më shumë se kurrë”. /Klankosova.tv 

Latest news
Related news