Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme ka sekuestruar 35 m/2 dru në Dragash, nën dyshimin se po transportoheshin nga Leposaviqi pa dokumentet përkatëse.
Sipas njoftimit, ngasësi së bashku me kamionin dhe ngarkesën është ndaluar, ndërsa për rastin është njoftuar Agjencia Pyjore e Kosovës, transmeton Klankosova.tv.
“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe garantimin e sigurisë publike, duke ndërmarrë veprime të vazhdueshme për identifikimin, parandalimin dhe ndalimin e dukurive që bien ndesh me ligjin. Këto veprime përfshijnë edhe mbrojtjen e ambientit dhe pyjeve, të cilat kanë rëndësi të veçantë për komunitetin dhe natyrën”.
Ndalohet në Dragash shtetasi serb, u kap me dru pa dokumentacion



