Një person i lënduar nga aksidenti mes veturës dhe trenit në Fushë Kosovë

Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 14:00 në Fushë Kosovë, ku janë përfshirë një veturë dhe një tren.

Sipas informacioneve fillestare, një person ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar trajtim mjekësor.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Plana.

“Rreth orës 14:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në Fushë Kosovë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një tren. Sipas informatave fillestare, lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Trafiku Rajonal”.

Aksident i rëndë mes trenit dhe një veture në Fushë Kosovë (VIDEO)

Latest news
Related news