Prokuroria kërkon paraburgim për dy të dyshuarit për vrasjen e imamit në DragashSinjali

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj Beshir Hamzës dhe babait të tij, I.H., të dyshuar për përfshirje në rastin e vrasjes së rëndë të imamit Gazmen Tairovci, ngjarje që tronditi fshatin Zlipotok të Dragashit.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, Beshir Hamza dyshohet se më 29 qershor 2026, rreth orës 23:00, në fshatin Zlipotok, me dashje e ka privuar nga jeta tani të ndjerin Gazmen Tairovci.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një mosmarrëveshjeje të mëhershme ndërmjet të pandehurit dhe viktimës, lidhur me shfrytëzimin e një prone (livadhi). Sipas Prokurorisë, i dyshuari i ka shkaktuar viktimës lëndime me mjet të mprehtë (thikë), si pasojë e të cilave imami ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Me këto veprime, Beshir Hamza dyshohet se ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë”.

Ndërkohë, babai i tij, I.H., dyshohet se, edhe pse ndodhej në afërsi të vendit të ngjarjes dhe kishte mundësi t’i ofronte ndihmë viktimës pa rrezikuar veten apo të tjerët, nuk ka ndërmarrë veprimet e nevojshme për ta ndihmuar atë, ndonëse ndodhej në rrezik të drejtpërdrejtë për jetën.

Sipas Prokurorisë, me këto veprime ai dyshohet se ka kryer veprën penale “Mosdhënia e ndihmës”.

Prokuroria Themelore në Prizren i ka propozuar Gjykatës Themelore në Prizren caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarve, ndërsa vendimi pritet të merret pas shqyrtimit të kërkesës.

Ndërkohë, imami i ndjerë Gazmen Tairovci do të varroset sot në fshatin Zlipotok, ku edhe humbi jetën tragjikisht.

Sinjali ka raportuar ekskluzivisht për rastin e rëndë:

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news