47-vjeçarja në Obiliq dyshohet se i dha fund jetës – Policia interviston familjarët, trupi dërgohet për obduksionSinjali

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në fshatin Raskovë të Obiliqit, ku një grua është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj. Burime të Gazetës Sinjali bëjnë me dije se bëhet fjalë për 47-vjeçaren Fitime Isufi, e cila dyshohet se ka kryer vetëvrasje përmes varjes në litar.

Rasti është raportuar më 18 prill 2025, rreth orës 13:00, kur nga QKMF-Obiliq është dhënë njoftimi për një person të vdekur në një shtëpi në rrugën “Dukati” në fshatin Raskovë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante policore dhe ambulanca, ku është gjetur viktima e varur me litar në derën e një dhome të shtëpisë ku ajo banonte.

Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen në vend, ndërsa Policia ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.

Në cilësinë e dëshmitarëve, janë intervistuar tre familjarë të ngushtë të viktimës.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe zyrtarët e IML-së, të cilët me urdhër të Prokurorit të rastit e kanë marrë trupin e pajetë për ta dërguar në obduksion.

Lidhur me rastin, është iniciuar procedura “Hetim mbi vdekjen”, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave janë në zhvillim.

Gazeta Sinjali do të sjellë informacione shtesë bazuar në konfirmimet zyrtare nga institucionet përkatëse.

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news