52-vjeçari arrestohet në veri, policia ia gjen kallashnikovin në bagazhin e veturës

Një person është arrestuar sot në Mitrovicën e Veriut nga policia.

S.D, është ndaluar nga njësitet përkatëse, ku në bagazhin e veturës i ka gjetur një kallashnikov.

Pos armës, organet e rendit kanë gjetur edhe konfiskuar:

një karikator;

pesë fishekë të kalibrit 7.62 mm; si dhe

pajisje për prodhimin e kriptovalutave.

52 vjeçari, me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë.

“Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale ’Mbajtje në pronësi, kontrolle apo posedim i paautorizuar i armëve”, thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

Latest news
Related news