Të premten në emisionin “DPT te Fidani” me Fidan Jupollin në Klan Kosova i ftuar është Dardan Molliqaj, kryetar i Partisë Socialdemokrate.
Në pjesën e intervistës kryesore do të diskutojmë për zhvillimet e fundit në skenën politike në vend.
Gjithashtu, me Molliqajn do të flasim për performancën e PSD-së në zgjedhjet lokale, si dhe për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme në nivel nacional.
A do të garojë PSD-ja nëse mbahen zgjedhjet e reja?
Këto dhe shumë të tjera mund t’i ndiqni sot në emisionin ‘DPT te Fidani’ me Fidan Jupollin nga ora 17:45 në Klan Kosova dhe në kanalin zyrtar në Youtube.
The post A do t’ia mësyjë garës PSD-ja nëse mbahen zgjedhjet e reja? Dardan Molliqaj sot në “DPT te Fidani” appeared first on Klan Kosova.



