Personat me sëmundje të qëndrueshme të zemrës mund të kryejnë marrëdhënie seksuale në mënyrë të sigurt, nëse janë në gjendje të ngjitin shkallët, të ecin ose të vrapojnë pa vështirësi.
Kështu shprehet Michael Blaha, drejtor i kërkimit klinik në Qendrën Johns Hopkins për Parandalimin e Sëmundjeve të Zemrës.
Sipas tij, rreziku i një ataku në zemër gjatë aktivitetit seksual është shumë i ulët dhe nuk duhet të jetë arsye shqetësimi për shumicën e pacientëve.
Megjithatë, personat që përjetojnë simptoma si dhimbje gjoksi, vështirësi në frymëmarrje, rrahje të parregullta të zemrës ose nauze duhet të konsultohen me mjekun para se të kryejnë aktivitete fizike, përfshirë seksin.
Ekspertët theksojnë se seksi mund të sjellë edhe përfitime për shëndetin e zemrës, pasi ndihmon në uljen e stresit, përmirësimin e gjumit, kontrollin e presionit të gjakut dhe forcimin e lidhjeve sociale. Studimet tregojnë se një jetë seksuale aktive dhe e kënaqshme lidhet me një rrezik më të ulët të problemeve kardiovaskulare.



