Dy të lënduar në një aksident trafiku në Prishtinë 

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturash që ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 08:00 në Prishtinë.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, i cili bëri të ditur se aksidenti ka ndodhur në rrugën “Arbënor dhe Astrit Dehari”.

“Sipas informatave fillestare, lëndime kanë pësuar dy persona, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor”, ka deklaruar Pllana.

Ai shtoi se njësitet e Trafikut të Kryeqytetit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin./Klankosova.tv

Latest news
Related news