Pejë: Kanosi me vrasje 4 policë, përfundon në pranga i dyshuari

Një person është arrestuar në Pejë pasi dyshohet se ka kanosur me vrasje katër zyrtarë policorë gjatë kryerjes së detyrës së tyre zyrtare.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, incidenti ka ndodhur brenda stacionit policor, ku i dyshuari, një mashkull kosovar, fillimisht ka ushtruar kanosje verbale ndaj katër zyrtarëve policorë dhe më pas ka dëmtuar një kompjuter në një nga zyrat e stacionit.

“I dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thotë PK./Klankosova.tv

 

Latest news
Related news