Një incident është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së hënës në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë.
Sipas banorëve, në një banesë ka rënë zjarr, ku të njëjtit, për Klankosova.tv thanë se gjithçka nisi nga një kabllo elektrike.
Nuk dihet nëse ka të lënduar, ndërkohë Klankosova.tv është në pritje të përgjigjeve nga Policia e Kosovës dhe zjarrfikësit.



