Në edicionin e sotëm të emisionit Ingo Magazine në Klan Kosova, vjen intervista ekskluzive me avokatin amerikan Pierre Richard Prosper, e realizuar në Hagë me gazetaren Rina Mujku.
Ai do t’u përgjigjet pyetjeve si në vijim:
Cilat janë qëndrimet e Mbrojtjes së Hashim Thaçit pas pesë vitesh gjykim në Dhomat e Specializuara të Hagës?
A i lehtësoi dëgjimi i të vërtetës mbi UÇK-në siç e panë dhe dëgjuan kokat e institucioneve ndërkombëtare politike dhe ushtarake që dëshmuan në gjykatore?
A e pa Trupi Gjykues këtë anë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës?
Cilët dëshmitarë i munguan mozaikut të diplomatëve e ushtarakëve që thirri Hashim Thaçi?
Pse nuk pati më shumë dëshmitarë nga Mbrojtja?
Cilat ishin përshtypjet e dëshmitarëve që u paraqitën në Speciale dhe cili është qëndrimi i vetë Thaçit?
A e shkel NATO-n Specialja, nëse i shpallë fajtorë Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin?
A është Gjykata Speciale, gjykatë politike?
Këtyre dhe pyetjeve të tjera u përgjigjet avokati amerikan Pierre Richard Prosper, në një intervistë të realizuar në Hagë me gazetaren Rina Mujku, dhe e cila transmetohet sot në Info Magazine me fillim nga ora 17:00.
Ndër të tjera në Info Magazine sot mund të ndiqni edhe reportazhe speciale si dhe intervistë me politologen Donika Emini mbi zhvillimet e fundit politike e të marrëdhënieve të Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian.
The post A e mësoi Haga të vërtetën për UÇK-në? Intervistë ekskluzive me Pierre Richard Prosper në Info Magazine appeared first on Klan Kosova.



