Emisioni “Shija e Anës” në Klan Kosova ka mirëpritur në episodin e radhës pulmologen e njohur Rukije Mehmeti, e cila ka trajtuar një temë shumë aktuale për këtë periudhë të vitit, alergjitë.
Gjatë intervistës, doktoresha Mehmeti ka folur për llojet e ndryshme të alergjive, me theks të veçantë tek alergjitë sezonale, sidomos ato të shkaktuara nga poleni, të cilat janë më të shpeshta me ardhjen e pranverës.
Po ashtu, ajo ka trajtuar edhe alergjitë ndaj antibiotikëve, duke sqaruar rëndësinë e identifikimit dhe kujdesit në përdorimin e tyre, përcjell Klankosova.tv.
Gjatë emisionit janë parashtruar edhe pyetje të ndryshme, ndërsa doktoresha u është përgjigjur pa hezitim, duke dhënë këshilla dhe informacione të vlefshme për shikuesit.
Ndër çështjet e ngritura ishte edhe pyetja nëse alergjia është e shërueshme, temë për të cilën doktoresha ka dhënë shpjegime gjatë emisionit.
Për të mësuar më shumë rreth kësaj bisede, ndiqni materialin e plotë në linkun e mëposhtëm:



