AAK-së i bashkohet Duda Balje në Kuvend- bëhet me Grup Parlamentar

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka arritur të formojë Grupin e saj Parlamentar në Kuvendin e Kosovës.

Lajmi e ka konfirmaur për Telegrafin, zëdhënënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili.

Edhe pse partia e Ramush Haradinajt ka vetëm pesë deputetë – një më pak se numri minimal i kërkuar prej gjashtë anëtarësh për të krijuar një grup parlamentar – ajo e ka siguruar këtë përmes mbështetjes së deputetes Duda Balje.

Me bashkimin e saj, AAK ka përmbushur kushtin e nevojshëm dhe tashmë do të ketë grup të veçantë parlamentar në Kuvend.

Latest news
Related news