Abazi: Për qëllime të veta, Kurti nesër ulet edhe me Radoiçiqin (VIDEO)

Anëtari i AAK-së Haki Abazi, e ka kritikuar ashpër kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, lidhur me zhvillimet politike në vend.

Abazi u shpreh goxha i bindur se Kurti kurrë më s’do të jetë kryeministër i Kosovës.

“As një lider nuk i beson Kurtit me hy në qeverisje. Aq i kontaminuar e toksik është kjo punë. Ju e patë se deri ku mbërriti edhe raporti me Shqipërinë”, tha Abazi në DPT te Fidani në Klan Kosova.

Ai theksoi se nuk ka as edhe një dyshim që Albin Kurti, për qëllime të veta politike nesër ulet edhe me kryeterroristin Millan Radoiçiq, për ta bërë qeverinë.

“Kjo është shumë e qartë. Por, në këtë moment nuk është i interesuar të marrë përgjegjësi për atë se çka po ndodh në veri, për atë se çfarë realisht ka obligim Kosova ndaj partnerëve ndërkombëtar”, tha ai në Klan Kosova.

The post Abazi: Për qëllime të veta, Kurti nesër ulet edhe me Radoiçiqin (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news