Abdixhiku e quan “qyqan” Tahirin e Vushtrrisë: Më pritni deri më 10 nëntor

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e quajti “qyqan” kreun e degës së kësaj partie në Vushtrri, Xhafer Tahiri.

Duke folur për koalicionin e arritur ditë më parë mes Tahirit dhe Lëvizjes Vetvendosje në këtë qytet, Abdixhiku në  RTV Dukagjini tha se kjo ujdi është “e pavlefshme” për këtë parti.

“Kjo është tema më e parëndësishme për LDK-në, sepse jemi në betejë në nëntë komuna të tjera ku jemi në garë. Vushtrria nuk është në garë sepse kemi dalë të tretit. Secili njeri që e shtrinë qafën para kryetarit të një partie tjetër është qyqan,” tha Abdixhiku, duke shtuar se “për punët e shtëpisë merremi vetë” dhe se vendimi përfundimtar do të merret më 10 nëntor.

Lidhur me këto deklarata, reagoi edhe Xhafer Tahiri  përmes rrjeteve sociale, transmeton Klankosova.tv. “Lideri i mirë nuk e ‘kall’ shtëpinë e tij!”, shkroi ai.

Pa miratimin e LDK-së, Xhafer Tahiri lidh koalicion me Vetëvendosjen në Vushtrri

 

The post Abdixhiku e quan “qyqan” Tahirin e Vushtrrisë: Më pritni deri më 10 nëntor appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news