Abdixhiku: Po shihet naiviteti i partive të tjera – mbajnë Kuvendin të bllokuar, lënë për kryetar dikë si Basha

Kryetari i LDK-së i ka quajtur naive partitë që po e mbajnë Kuvendin të bllokuar dhe po e lënë për kryetar të Kuvendit dikë si Dimal Basha.

“Pa marrëveshje politike nuk mund të ketë zgjidhje, sepse nuk ka shumicë,” ka thënë Abdixhiku pas seancës.

“Në këtë pikë shihet edhe naiviteti i partive të tjera, të cilat jo vetëm që po e mbajnë Kuvendin të bllokuar, por edhe na lënë me një kryetar Kuvendi si Dimal Basha, i cili sot jo vetëm që vazhdoi me shkelje të Kushtetutës, por edhe me pretendimin se Kuvendi është konstituuar, pa interpretuar qartë Kushtetutën e Kosovës.”

The post Abdixhiku: Po shihet naiviteti i partive të tjera – mbajnë Kuvendin të bllokuar, lënë për kryetar dikë si Basha appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news