Ademi dhe Duka për Çeferin: Në mbështjetje edhe për një mandat në krye të UEFA-s

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka shprehur mbështetjen për presidentin aktual të UEFA-s, Aleksandër Çeferin, për një mandat tjetër në krye të shtëpisë së futbollit evropian.

Ademi bëri të ditur se Çeferin do ta ketë mbështetjen edhe nga presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit dhe njëherësh zëvendëspresident i UEFA-s, Armand Duka, transmeton Klankosova.tv.

Sipas Ademit, vendimi për përkrahjen e Çeferinit është marrë në nivel federatash gjatë një takimi të përbashkët ku është diskutuar strategjia e zhvillimit të futbollit kombëtar dhe evropian.

Çeferin pritet të synojë edhe një mandat tjetër në krye të UEFA-s, ndërsa mbështetja nga federatat shihet si një sinjal i fortë për vazhdimësinë e tij në këtë post.

Latest news
Related news