Kandidati për kryeministër nga Partia Socialdemokrate, Dardan Molliqaj bashkë me gruan e tij, Besa Shahinin ka votuar në shkollën “Iliria” në kryeqytet.
Ai tha se ka pjesëmarrje relativisht të kënaqshme të qytetarëve, duke shtuar se sa më e madhe të jetë pjesëmarrja e tyre në zgjedhje, aq më e madhe është garanca për demokraci.
“Pas një fushate intensive, kreative, ajo që po shohim sot në mesditë, fluksi i qytetarëve që po votojnë, edhe nga statistikat e KQZ-së po tregon që aty-aty jemi, pra ka pjesëmarrje relativisht të kënaqshme të qytetarëve të Republikës së Kosovës. Unë besoj që është jetike që pas debateve e fushatës që ka ndodhë, sa më shumë njerëz të shkojnë te kutitë e votimit, sepse sa më i madh numri i qytetarëve në kutitë e votimit, aq më e madhe garanca për demokraci. E ne besojmë që demokracia është çelësi i organizimit shoqëror-politik në secilin vend, e në veçanti te ne. Prandaj, ftesa jonë është e qartë: secili që ka mundësi edhe vullnet, të dalë të votojë, sepse kjo është një garancë e mirë për një mundësi të mirë dhe për zgjedhje të mira”, tha Molliqaj.
Molliqaj, shtoi se vendi mund të ketë zhvillim dhe ecje përpara vetëm nëse marrin pjesë sa më shumë qytetarë në procesin zgjedhor.
“Tash, nuk e di edhe sa më lejohet me bë komente politike, kështu që po rezervohem sepse dënimet janë goxha të larta. Por ajo që besoj që është testi aktualisht, është sot deri në ora 19:00 pasdite të dalin sa më shumë qytetarë. Bindja ime e thellë është që sa më shumë qytetarë që marrin pjesë në këtë proces të kësaj dite, besoj që vendi do të ketë më shumë mundësi të ketë zhvillim edhe ecje përpara. Prandaj edhe një herë ju falënderoj të gjithëve që na keni përcjellë sot, edhe gjatë krejt fushatës, edhe po ashtu i uroj të gjithë qytetarët e Republikës që kanë votuar dhe i ftoj të gjithë ata që s’kanë votuar që të dalin të votojnë. E pas orës 19:00 fillojnë edhe komentet politike”, tha Molliqaj.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);



