Në qendrën e votimit në shkollën “Mulla Idriz Gjilani” në Velekincë, sipas të dhënave të KQZ-së, mbi 2,500 qytetarë kanë të drejtë vote.
Kryesuesi i qendrës së votimit, Skender Bajrami, tha se procesi ka nisur me kohë dhe po zhvillohet pa probleme.
“Qendra është hapur me kohë. Kjo qendër votimi përmban tri vendvotime”, deklaroi ai.
Sipas Bajramit, deri në momentin e raportimit kanë votuar 410 qytetarë, ndërsa pesë persona kanë votuar me asistencë. /Klankosova.tv



