Karim Adeyemi është zyrtarizuar si lojtar i i ri i Barcelonës pas transferimit nga Borussia Dortmundi.
Ai ka pozuar me pronarin e klubit katalunas, Joan Laporta.
“Hansi Flick është arsyeja kryesore pse jam këtu. Kam folur shumë me Hansin… dhe i kam besuar shumë që nga momenti i parë. Jam shumë i lumtur të ndihmoj ekipin në çdo pozicion në repartin ofensiv”, ka thënë Adeyemi.
“Jam i gatshëm të jap ndihmën time për të arritur objektivat. Sigurisht që e dimë se Liga e Kampionëve është shumë e rëndësishme, por çdo ndeshje ka rëndësinë e saj”.




