Pas disa tentimeve të dështuara, Kuvendi i Kosovës do të bëjë edhe një përpjekje për konstituim. Seanca është caktuar të mbahet sot në ora 10:00 në Sallën Plenare, raporton Gazeta Sinjali.
Në seancën e fundit, të mbajtur të premten, Kuvendi dështoi për herë të gjashtë që të zgjedhë kryetarin dhe të formojë strukturat e reja, duke e lënë procesin pezull.
Deputeti Glauk Konjufca konfirmoi kandidaturën e deputetes Albulena Haxhiu dhe bëri thirrje për mbështetje nga deputetët për zgjedhjen e saj në krye të Kuvendit.
Me 57 vota pro, 47 kundër dhe tre abstenime, kryesuesi i seancës, Avni Dehari, konstatoi se kandidatja e propozuar nuk mori numrin e mjaftueshëm të votave.
Në këto kushte, kryesuesi Dehari vendosi të ndërpresë seancën.
Vlen të theksohet se sot përfundon edhe afati kushtetues prej 30 ditësh, që nis nga dita e certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve për formimin e institucioneve të reja.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);



