Afër 80% e votave me postë të numëruara – VV-ja merr rreth 72%, LDK e dyta me 12%, PDK 8%, AAK 4%Sinjali

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka njoftuar se janë numëruar 78,03% e votave me postë, për zgjedhjet e së dielës të 7 qershorit.

Në përditësimin e fundit të bërë nga KQZ, në orën 16:50, del që deri më tani,  Lëvizja Vetëvendosje ka 46.50% ose, 364,149 Vota, dhe se kjo parti vazhdon të ruaj 52 ulëse në Kuvend.

Partia Demokratike e Kosovës, ka 22 ulëse aktualisht, me 19,71%, pse 154,341 Vota.

E treta me 19 ulëse në kuvend, është Lidhja Demokratike e Kosovës, me 16.89% ose, 132,260 Vota.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, radhitet e katërta, e cila aktualisht ka 7 ulëse në kuvend, me 6.80% ose,  53,280 Vota.

Ndërkaq, duke marrë parasysh vetëm votat me postë, LVV’ja ka 72.37% ose, 45,714 Vota; LDK ka 12.65% ose 7,990 Vota; PDK ka 8.14% ose,  5,139 Vota; AAK ka 4.44% ose, 2,805 Vota.

Ndryshe, pa numëruar janë edhe votat me kusht dhe ato nga personat me nevoja të veçanta.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personi i përmendur në këtë lajm konsiderohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës kompetente.

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) { if (f.fbq) return; n = f.fbq = function() { n.callMethod ? n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments) }; if (!f._fbq) f._fbq = n; n.push = n; n.loaded = !0; n.version = ‘2.0’; n.queue = []; t = b.createElement(e); t.async = !0; t.src = v; s = b.getElementsByTagName(e)[0]; s.parentNode.insertBefore(t, s) }(window, document, ‘script’, ‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’); fbq(‘init’, ‘518751155614285’); fbq(‘track’, ‘PageView’);
Latest news
Related news