Agim Ademi takon dy dardanët e Kombëtares

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, është takuar me dy futbollistët e kombëtares kosovare, Lirim Kastratin dhe Herolind Shalën.

“Në verë e në dimër, gjithmonë bashkë!” ka shkruar Ademi në Facebook.

“Sot në Prishtinë pata kënaqësinë të mirëpres futbollistët e Kombëtares, Lirim Kastrati dhe Herolind Shala”.

“Në një atmosferë miqësore biseduam për rrugëtimin e tyre me klubet, zhvillimin e ekipit kombëtar të Kosovës dhe përkushtimin e përbashkët për sukses”.

The post Agim Ademi takon dy dardanët e Kombëtares appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news