Agjenti i lojtarit mbërriti sot në kryeqytetin anglez nga Brazili me takime të planifikuara me klubin londinez dhe me Decon, duke pasur parasysh interesin e Barçës për sulmuesin brazilian për shkak të vështirësive me Julian Alvarez.
Agjenti i Joao Pedro po monitoron nga afër situatën e klientit të tij, i cili, siç raportohet nga Mundo Deportivo, është ngritur në krye të listës së transferimeve të Barcelones për të përforcuar pozicionin e qendërsulmuesit, tani madje përpara Julisn Alvarez për shkak të konkurrencës nga Paris Saint-Germain, i cili gjithashtu dëshiron argjentinasin.
Në këtë kontekst, Deco e ka zhvendosur fokusin e tij te Joao Pedro dhe ka qenë në kontakt me agjentin e tij në javët e fundit. Tani situata hyn në një fazë vendimtare, pasi agjenti i sulmuesit brazilian nuk është kundër këtij transferimi.
Lojtari ka kontratë deri më 2033, por kjo nuk i pengon palët për marrëveshje, sidomos jo kur Jaao Pedro ka dëshirë të luaj te Barça.



