Air India kërkon nga pasagjerët të ndalin hedhjen e rrobave në tualetet e avionit

Air India ka kërkuar nga pasagjerët që të përdorin tualetet vetëm për qëllimet e përshtatshme, pas një incidenti në një fluturim nga Chicago për në Delhi.

Avioni AI126, pas pesë orësh fluturimi, u detyrua të kthehej në Chicago pasi tetë nga dymbëdhjetë tualetet e avionit u bllokuan. Pasi avioni u ul, u zbulua se tualetet u bllokuan nga sende të hedhura, përfshirë çanta plastike, copa materialesh dhe rroba.

Një përfaqësues i Air India tha se ky ishte vetëm një rast i fundit i një serie incidentesh të ngjashme në avionët Boeing 777 të kompanisë.

Pasagjerëve të fluturimit Chicago-Delhi iu ofruan akomodime në hotel dhe mundësi për fluturime alternative.

The post Air India kërkon nga pasagjerët të ndalin hedhjen e rrobave në tualetet e avionit appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news