AKB dhe Oda e Përmbaruesve Privatë: Siguria juridike dhe zbatimi i ligjit janë themeli i zhvillimit ekonomik të Kosovës

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini, ka pritur sot në takim kryetarin e Odës së Përmbaruesve Privatë të Kosovës, Mehdi Reshani, së bashku me bashkëpunëtorët e tij.

Përmes, një njoftimi bëhete ditur se takimi u zhvillua në frymë bashkëpunimi dhe mirëkuptimi, ku u diskutuan çështje me rëndësi për funksionimin e sistemit juridik në Kosovë, me theks të veçantë në efikasitetin e procedurave përmbarimore, zbatimin e vendimeve gjyqësore dhe ndikimin e tyre në sigurinë juridike dhe zhvillimin ekonomik.

Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, theksoi se siguria juridike është një ndër parakushtet kryesore për një ekonomi të fortë dhe tërheqjen e investimeve.

“Bizneset kanë nevojë për një sistem drejtësie dhe përmbarimi të besueshëm, efikas dhe të paanshëm. Zbatimi në kohë i vendimeve gjyqësore rrit besimin e investitorëve, mbron të drejtat e kreditorëve dhe forcon sundimin e ligjit. AKB mbetet e përkushtuar të bashkëpunojë me të gjitha institucionet që kontribuojnë në përmirësimin e klimës së biznesit në Kosovë, deklaroi Shahini.

Kurse, kryetari i Odës së Përmbaruesve Privatë të Kosovës, Mehdi Reshani, vlerësoi bashkëpunimin me AKB-në dhe theksoi rëndësinë e përmbarimit në funksionimin e shtetit ligjor.

“Përmbaruesit privatë janë një hallkë e rëndësishme në zbatimin e vendimeve gjyqësore dhe garantimin e sigurisë juridike. Bashkëpunimi me komunitetin e biznesit është thelbësor për të identifikuar sfidat dhe për të ndërtuar mekanizma më efikasë që i shërbejnë qytetarëve dhe ekonomisë së vendit”, u shpreh Reshani.

Në përfundim të takimit, të dy kryetarët u dakorduan të intensifikojnë bashkëpunimin institucional përmes aktiviteteve dhe tryezave të përbashkëta profesionale, me synim avancimin e sigurisë juridike, rritjen e efikasitetit të sistemit të përmbarimit dhe krijimin e një mjedisi më të favorshëm për zhvillimin e biznesit dhe investimeve në Republikën e Kosovës.

Latest news
Related news