Marquez bën histori në Sachsenring dhe rihap garën për titull

Marc Marquez zhvilloi një fundjavë perfekte në Çmimin e Madh të Gjermanisë, duke siguruar pole position, fitoren në garën Sprint dhe duke dominuar edhe garën kryesore të së dielës në Sachsenring.

Ky triumf kishte një peshë të veçantë historike, pasi Márquez barazoi rekordin legjendar të Giacomo Agostinit me 10 fitore në klasën ‘premier’ në pistën e njëjtë, duke konfirmuar edhe një herë se Sachsenring mbetet territori i tij.

Përtej rekordit, kjo fitore mund të rezultojë vendimtare në luftën për titull, transmeton Klankosova.tv.

Vetëm pak gara më parë, Marquez dukej jashtë luftës për kampionatin, por me tri fitore në katër garat e fundit, katalanasi është rikthyer fuqishëm në pretendent.

Në të njëjtën kohë, rivalët e tij hasën vështirësi. Marco Bezzecchi mungoi për shkak të një dëmtimi, ndërsa Álex Márquez dhe Fabio Di Giannantonio nuk arritën ta përfundonin garën zyrtare.

Edhe pse Jorge Martín vazhdon të kryesojë renditjen e përgjithshme, Márquez ka ngushtuar ndjeshëm diferencën dhe hyn në gjysmën e dytë të sezonit me momentumin në anën e tij.

Një gjë tashmë është e qartë, lufta për titullin e MotoGP 2026 është rihapur, ndërsa Marc Márquez ka rikthyer veten fuqishëm në garën për titull.

Latest news
Related news