
Akrobatja e njohur Fiona Rushiti ka realizuar një shfaqje të rrallë, në sfidën e saj të radhës.
Akrobatja e lartësive të mëdha këtë herë ka sfiduar veten në Grykën e Rugovës, përkatësisht në Via Ferrata.
Ajo shihet tejet e sigurt teksa provon akrobacione në një lartësi të madhe.
Fiona gjatë 2023 ishte varur në urën e Vashës, që është 152 metra e lartë dhe në këtë urë ka realizuar disa akrobacione.
Ura e Vashës është ura e re më e lartë e ndërtuar së fundmi dhe kjo urë u sfidua nga guximi i jashtëzakonshëm i akrobates së rrallë shqiptare.
Edhe me herët, Fiona Rushiti ka realizuar akrobaci në lartësi të mëdha duke zgjedhur urat më të larta në Shqipëri.
Video është marrë nga Gresa Berisha.

