Aksident i pazakontë te Zona Industriale

Një aksident ka ndodhur para pak çastesh në Zonën Industriale.

Bazuar në fotografitë e dërguara në redaksinë e Klankosova.tv, në aksident duket se janë përfshirë dy vetura, ku njëra ka përfunduar në mënyrë të çuditshme në vendin e destinuar për parking.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur ndihma e shpejtë dhe Policia.

Klankosova.tv ka provuar të kontaktojë me Policinë e Kosovës, derisa ende nuk ka pranuar ndonjë përgjigje lidhur me rastin.

The post Aksident i pazakontë te Zona Industriale appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news