Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës 14:00 të kësaj të mërkure përgjatë rrugës që të nxjerr në bregdetin e fshatit Borsh në Shqipëri.
Ndërkohë, në një nga automjetet e tjera ndodheshin dy të rinj, përkatësisht 30 dhe 28 vjeç. I riu 30-vjeçar ka marrë dëmtime të rënda dhe është transportuar me urgjencë në Spitalin e Sarandës, ku ndodhet në gjendje kritike për jetën. Ndërsa 28-vjeçari është jashtë rrezikut, në gjendje të stabilizuar, raporton Tch, transmeton Klankoosova.tv
Shkaqet e aksidentit mbeten ende të paqarta, por dyshohet se manovrimi i gabuar apo shpejtësia e lartë mund të kenë qenë faktorë që çuan në këtë ngjarje tragjike. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.
The post Aksident i rëndë në Borsh të Shqipërisë, vdesin burrë e grua appeared first on Klan Kosova.




