Aksident i rëndë në Prishtinë, një grua goditet nga vetura

Një grua është goditur nga një veturë, në vendkalimin për këmbësorë te semaforët në qendër të Prishtinës, në zonën e njohur si “te Posta”.

Pas aksidentit, e lënduara është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku po i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore.

Drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla, ka konfirmuar për Klankosova.tv se pacientja është pranuar në trajtim dhe se gjendja e saj aktualisht është stabile.

“Jemi duke i kryer ekzaminimet e nevojshme. Aktualisht gjendja është stabile”, ka deklaruar Syla.

Rrethanat e aksidentit ende nuk janë bërë të ditura, ndërsa autoritetet pritet të japin më shumë detaje lidhur me rastin.

Klankosova.tv poashtu ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës, mirëpo deri në publikimin e lajmit ende nuk ka marrë ndonjë konfirmim zyrtar.

 

Latest news
Related news