Alarm për bomb pranë një sinagoge në Francë, evakuohen 300 persona

Rreth 300 persona janë evakuuar si masë paraprake në qytetin Sarcelles, në periferi të Parisit, pasi pranë një sinagoge është gjetur një automjet i dyshimtë.

Sipas mediave ndërkombëtare, incidenti ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në një zonë të njohur për komunitetin e madh hebre. Autoritetet franceze kanë ndërhyrë menjëherë për të garantuar sigurinë e banorëve dhe besimtarëve, transmeton Klankosova.tv.

Ministri i Brendshëm i Francës, Laurent Nunez, konfirmoi se policia ka kryer kontrolle në vendngjarje, ndërsa gjatë inspektimit të automjetit është gjetur një armë ushtarake.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur motivin e ngjarjes dhe për të identifikuar personin ose personat që mund të jenë të përfshirë.

Policia franceze po vazhdon punën për të përcaktuar nëse rasti paraqet ndonjë kërcënim të drejtpërdrejtë për komunitetin lokal.

Latest news
Related news