Aksident me fatalitet në Gjakovë, humb jetën një motoçiklist

Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur sot rreth orës 13:40 në fshatin Devë, Komuna e Gjakovës, ku janë përfshirë një automjet dhe një motoçikletë.

Si pasojë e përplasjes, një person i gjinisë mashkull, i moshës madhore, që po drejtonte motoçikletën, ka humbur jetën. Vdekja e tij është konstatuar në vendngjarje nga ekipi mjekësor.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi, ka konfirmuar për Klankosova.tv se njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.

“Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa drejtuesi i automjetit është ndaluar për 48 orë”, ka bërë të ditur Krasniqi.

Hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit janë duke vazhduar. /Klankosova.tv

The post Aksident me fatalitet në Gjakovë, humb jetën një motoçiklist appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news