Zjarri ka përfshirë një kombajnë në fshatin Rrezinë të Gjakovës.
Njësia Profesionale e Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Gjakovë ka intervenuar menjëherë duke lokalizuar dhe shuar zjarrin, transmeton klankosova.tv.
Me intervenimin e zjarrfikësve është parandaluar përhapja e zjarrit dhe rrezikimi i zonës përreth.
Nuk raportohet për persona të lënduar.

