Një aksident me pasojë një të vdekur ka ndodhur pak pas mesditës së të hënës në autostradën “Lezhë-Fushë Krujë”.
Policia bën të ditur se një automjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka përplasur këmbësorin, shtetasin R. T., 77 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën, transmeton Klankosova.tv.
“Rreth orës 12:30, në autostradën “Lezhë-Fushë Krujë”, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka përplasur këmbësorin, shtetasin R. T., 77 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën.
Shërbimet e Policisë dhe grupi i posaçëm hetimor, po punojnë në vendngjarje, për të identifikuar drejtuesin e automjetit që ka përplasur shtetasin R. T., si dhe për të sqaruar rrethanat e aksidentit”, njofton policia./A2CNN
The post Aksident me pasojë një të vdekur në aksin Lezhë-Fushë Krujë appeared first on Klan Kosova.



