Një aksident mes tri veturave ka ndodhur në rrugën “Azem Bejta” në Skenderaj.
Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili bëri të ditur se nga ky aksident janë lënduar dy persona.
“Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar rreth orës 13:30 në rrugën “Azem Bejta” në Skenderaj. Në aksident janë përfshirë tri vetura, ku përveç dëmeve materiale lëndime kanë pësuar dy persona”, thuhet tutje në konfirmim.
The post Aksident mes tri veturave në Skenderaj, lëndohen dy persona appeared first on Klan Kosova.



