Aksident në Duhël të Suharekës, vetura përfundon e rrokullisur

Një aksident trafiku ka ndodhur mesditën e së mërkurës në fshatin Duhël të Suharekës.

Sipas pamjeve një veturë shihet e rrokullisur, dyshohet si pasojë e kushteve atmosferike me shi.

Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar nga ky aksident.

Klankosova.tv ka kontaktuar me Policinë e Kosovës dhe është në pritje të një përgjigjeje.

The post Aksident në Duhël të Suharekës, vetura përfundon e rrokullisur appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news