Aksident në Prishtinës mes veturës dhe motoçikletës, lëndohet një person

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë.

Një person është lënduar e ku të përfshirë ishin një veturë dhe motoçikletë.

Kështu ka deklaruar për Klankosova.tv Enis Pllana, zëdhënës i policisë së kryeqytetit.

Pllana deklaroi viktima ka marrë tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 07:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën Ukshin Hoti në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë. Si pasojë është lënduar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut të kryeqytetit”, deklaroi ai për Klankosova.tv.

The post Aksident në Prishtinës mes veturës dhe motoçikletës, lëndohet një person appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news