Është ndaluar për 48 orë i dyshuari për aksidentin e rëndë në fshatin Shushicë të Istogut, ku humbën jetën dy persona.
Sipas Policisë së Kosovës, aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 15:20, ku u përfshinë dy vetura me targa vendore, transmeton Klankosova.tv.
Një person ka vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa viktima e dytë ka ndërruar jetë pasi është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë. Tre persona të tjerë kanë mbetur të lënduar dhe po trajtohen në spital.
Me urdhër të prokurorit të Shtetit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa rasti po hetohet nga hetuesit e aksidenteve të trafikut.



