Aksidentohet vetura e Policisë gjatë ndjekjes së motoçiklistit në KlinëSinjali

Një veturë zyrtare e Policisë së Kosovës është përfshirë në një aksident trafiku sot në rrugën “Sadik Rama” në Klinë, gjatë një ndjekjeje të një motoçiklisti, mëson Gazeta Sinjali.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00, kur patrulla policore, duke përdorur drita rrotative dhe sinjalizim zanor, po tentonte të tejkalonte kolonën e automjeteve në drejtim të motoçiklistit që ishte në ndjekje.

Në atë moment, një veturë civile e tipit VW Golf, ngjyrë gri, e drejtuar nga T.K., ka dalë nga kolona për të bërë tejkalim dhe është përplasur me veturën zyrtare të Policisë.

Fatmirësisht, nga aksidenti nuk ka të lënduar, ndërsa në të dy automjetet janë shkaktuar dëme materiale.

Rasti është duke u hetuar nga Njësia Rajonale për Hetimin e Aksidenteve në Pejë, e cila pritet të përcaktojë përgjegjësinë për incidentin.

Sinjali do të përcjellë zhvillimet e mëtejme për këtë rast.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news