Dy shtetas të Kosovës kanë përfunduar në duart e Policisë Kufitare gjermane vetëm pak para se të mbërrinin në Aeroportin e Memmingerbergut, pasi kontrollet zbuluan se ata po qëndronin në Gjermani pa dokumentacionin e nevojshëm ligjor.
Ngjarja në fjalë ka ndodhur para dy ditësh.
“Dy persona të moshës 22 dhe 32 vjeç, të cilët u ndaluan gjatë një kontrolli rutinë në rrugën hyrëse drejt Aeroportit të Memmingerbergut. Gjatë verifikimit të dokumenteve të identifikimit, policia konstatoi se të dy shtetasit e Kosovës nuk posedonin dokumentacionin e kërkuar për qëndrim të ligjshëm në Gjermani, Pas përfundimit të kontrolleve, ndaj tyre është iniciuar procedim penal për shkelje të Ligjit gjerman për Qëndrimin e të Huajve”, bëjnë të ditur autoritetet gjermane transmeton Klankosova.tv.
Krahas procedurës penale, janë duke shqyrtuar edhe masat e mëtejshme administrative, përfshirë mundësinë e largimit të dy shtetasve të Kosovës nga territori gjerman



