Aksioni “Fati i Lojërave” prangos pesë persona në Tiranë

Policia e Shqipërisë ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Fati i Lojërave” në Tiranë.

Sipas njoftimit zyrtar, në kryeqytetin shqiptar u zbuluan katër raste të përshtatjes së ambienteve për zhvillimin e kundërligjshëm të lojërave të fatit, me makineta dhe tavolina pokeri.

Gjatë aksionit bëhet e ditur se u sekuestruan 16 kompjuterë për lojëra fati, tavolina për lojën “Poker”, si dhe sende të tjera që shërbenin për këtë veprimtari të paligjshme, transmeton Klankosova.tv.

Ndërsa u arrestuan pesë persona dhe dy të tjerë u shpallën në kërkim (pronarë, administratorë dhe/ose punonjës të ambienteve).

Kontrollet kundër kësaj veprimtarie të paligjshme vijojnë në subjekte dhe ambiente të ndryshme. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Latest news
Related news