Aktakuzë ndaj një serbi për nxitje të urrejtjes etnike në Zubin PotokSinjali

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj një personi të nacionalitetit serb, me inicialet S.S., për veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit”, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas Prokurorisë, hetimet kanë zbuluar se i pandehuri më 14 tetor 2023, rreth orës 08:20 në fshatin Dren të Komunës së Zubin Potokut, ka ndërmarrë veprime që synonin nxitjen e urrejtjes dhe përçarjes ndërmjet grupeve etnike në Kosovë.

Gjatë një ndalimi për kontroll policor, ai ishte veshur me një maicë të zezë që mbante mbishkrime me përmbajtje nacionaliste. Në pjesën e përparme të saj ndodhej harta e Kosovës me mbishkrimin “NE DAMO TE ZEMLODUSANOVA” (“Ne nuk do t’jua japim tokën e Car Dushanit”), ndërsa në pjesën e pasme gjendej mbishkrimi “RANVOGORSKI POKRET – IBARSKE KOLOSIN”, që sipas Prokurorisë përfaqëson një lëvizje me motive nxitëse ndaj grupeve të tjera etnike në vend.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, aktakuzën e ka dorëzuar në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, dhe ka propozuar që pas shqyrtimit gjyqësor të njëjtin ta shpall fajtor dhe ta dënoj bazuar në Kodin Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news