Aktakuzë për kultivim të kanabisit e armëmbajtje pa leje në PrizrenSinjali

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve F.G., dhe N.G., për shkak të dyshimit se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”, ndërsa ndaj N.G. është ngritur aktakuzë edhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Sipas aktakuzës, me datë 09 tetor 2025, gjatë një kontrolli të realizuar nga organet e rendit në Prizren, në pronën e të pandehurve janë gjetur dhe sekuestruar bimë të kanabisit, të cilat ishin kultivuar nga ta. 

“Sipas ekspertizës forenzike, këto bimë kanë rezultuar se përmbajnë substancën narkotike kanabis-marihuanë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Po ashtu, gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar 19,900 euro, të cilat thuhet se janë përfituar nga aktiviteti i kundërligjshëm i kultivimit të narkotikëve.

“Gjithashtu, gjatë kontrollit të veturës së të pandehurit N.G., janë gjetur dhe sekuestruar 65 fishekë, në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm mbi armët”, thuhet më tej në komunikatë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news