Ministria e Shëndetësisë ka publikuar vendimin mbi të cilin vazhdohet mbështetja me shtesa prej 150 euro në muaj për mjekët që punojnë në sektorin publik shëndetësor.
Sipas, MSH-së, kjo politikë është mbështetëse për mjekët që angazhohen vetëm në sektorin publik, transmeton klankosova.tv.
Në postimin e Ministrisë së Shëndetësisë në Facebook qytetarë dhe punëtorët shëndetësorë kanë kritikuar vendimin duke thënë se nga ky vendim po përjashtohen infermierët dhe mjekët e përgjithshëm.
“E pse me vlejt vetëm për mjek specialista e jo për mjek të përgjithshëm”, ka pyetur një qytetar ministrin Vitia.
“A duhet te vlej kjo edhe per infermier”, ka shkruar një tjetër qytetar.
Ndërkohë qytetarë të ndryshëm ka thënë se kjo shifër nuk është stimuluese teksa kanë bërë krahasime të vlerës së 150 eurove në Kosovë.
“Stimulim i madh ky. 180 euro kushton kopshti ma i lirë privat per fëmijë”, ka shkruar një qytetar në hapësirën e komenteve në Facebook.



