Ora e fundit përfundon dhe arsimtari Zenë Qeriqi zgjedh të largohet me veturë, pa iu përgjigjur kamerës së Kiks Kosovës.
Gazetarja e Kiks-it i afrohet për të marrë një koment në lidhje me akuzat e ngritura nga nxënësit e tij, por ai vendos të mos japë asnjë sqarim.
Kiks Kosova u kthye për herë të dytë në shkollën “Katër Dëshmorët” në Krojmir të Lipjanit, me qëllim që të realizonte një bisedë me arsimtarin Qeriqi.
Megjithatë, edhe këtë herë, takimi me të rezultoi i pamundur.
Përgjatë një jave të tërë, ai është kontaktuar disa herë nëpërmjet telefonit, por nuk ka kthyer përgjigje asnjëherë.
Ani pse vetë zgjodhi të mos japë sqarime për katër pozitat që mban, në emër të tij u përgjigj drejtori i shkollës, Shqipërim Qeriqi.
Sipas tij, është e vërtetë që Zenë Qeriqi nuk është i diplomuar në gjuhën gjermane, mirëpo ka ndjekur disa kurse, andaj edhe ka njohuri në këtë lëndë.
Ai shton se, pavarësisht se janë hapur konkurse, askush nuk ka treguar interesim.
Ndërsa drejtori mohon ankesat e nxënësve se arsimtari i gjermanishtes nuk di asgjë, edhe pse, sipas vetë nxënësve, ai nuk e njeh mirë gjermanishten.
Drejtori i shkollës pohon se Zenë Qeriqi është mjaft i informuar në lëndët e tjera.
Ajo që e çuditi më shumë udhëheqësin e kësaj shkolle ishin deklaratat se arsimtari po përdor dhunë fizike.
Ai tha se kjo është e pamundur, pasi sipas tij, Zenë Qeriqi është arsimtari më i qetë i shkollës.
Arsimtari Zenë Qeriqi është ligjërues i katër lëndëve në shkollën “Katër Dëshmorët” në Krojmir të Lipjanit.
Ai mëson klasat nga e gjashta deri në të nëntën. /Klankosova.tv
The post Akuzohet për dhunë fizike e huqje gjatë orës, “zhduket” profesori në Lipjan (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

